Loading…
Edhe një politikan merret me gazetaret: Shko moj goce, gjej ndonjë çun të ri (VIDEO)
  • 14/09/2017 | 13:15

...

Këto ditë të para të parlamentit te Shqipërisë ndoshta nuk kanë qenë shumë produktive në debat apo në vendime, por pa dyshim ajo që binte në sy ishin veshjet e deputetëve të rinj dhe të vjetër, zonjat dhe zotërinjtë.


Dhe kjo nuk kishte si t’i shpëtonte publikut apo edhe gazetarëve, kështu gazetarja e emisionit “Stop” ka realizuar një klip ironik dhe thumbues për deputetët, ku i ngacmon për veshjet e shtrenjta.

“Intervista” nis me Albana Vokshin që komplimentohet për fustani dhe deri tek Sadri Abazi që i sugjeron gazetares të gjejë një çun më të ri.

Fjalët shpotitëse të deputetëve ndoshta nuk i bëjnë më askujt përshtypje, por ndoshta këta të fundit do bënin mirë që as kohë sa i kushtojnë gardërobës t’i kushtoni edhe problemeve të secilit vend që përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë