Loading…
Edhe një temë e nxehtë|Takohen Thaçi, Veseli e Haradinaj: Fillon draftimi i Asociacionit
  • 26/03/2018 | 16:27

...

Përmbyllja e çështjes së Demarkacionit, nuk është se do të relaksojë skenën politike kosovare. Menjëherë do të hapet një temë tjetër e nxehtë, e cila pritet të jetë edhe më e vështirë se sa ajo e marrëveshjes me Malin e Zi. Dialogu me Serbinë, dhe marrëveshja përfundimtare, do ta karakterizojë këtë vit, e ndoshta edhe vitin tjetër politik të Kosovës.


Presidenti, Hashim Thaçi, pikërisht për këtë çështje, ka ka takuar sot Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, si dhe Kryeministrin, Ramush Haradinajn.

Në këtë takim të përbashkët sipas një njoftimi të Presidencës, është biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas njoftimit, do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve.

Për këtë çështje, të tre liderët institucional të vendit po kërkojnë përfshirje të gjithë spektrit politik në vend, duke përfshirë edhe opozitën.

“Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës”.

“Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë