Loading…
Edhe presidenti Thaçi i vardiset Erdoganit, i uron në turqisht |FOTO
  • 24/06/2018 | 23:14

...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që të tregojë afërsinë që ka me Erdoganin në urimin për fitoren e sotme në zgjedhje.


Thaçi përveç që ka përmendur se të dyja shtetet janë aleatë, ai urimin presidentit turk ia ka shkruar edhe në turqisht, shkruan gazetametro.net

”Urime Kryetarit të #Turkey @RT_Erdogan – tebrik ederi. Presim bashkëpunimin tonë të mirë të vazhdueshëm mes Kosovës dhe Turqisë. Dy vende janë aleatë strategjikë”, ka shkruar presidenti kosovar.

Ndërkohë, para tij edhe kryeministri shqiptar Edi Rama e shprehu ‘dashurinë’ që ka ndaj presidentit të rizgjedhur turk. Rama e telefonoi i pari, duke u bërë urimi i parë pas zgjedhjes së Erdogan.

Ndryshe, Erdogan arriti një fitore në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, mirëpo për këto të fundit nuk mund të jetë tërësisht i kënaqur pasi kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme me shpresën që do të arrinte mbi 60%, por në fund ai mori vetëm 53%./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë