Loading…
Edhe ‘Rambo’ po akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçareje
  • 17/11/2017 | 12:13

...

Një vajzë 16 vjeçe ka akuzuar yllin e Hollivudit Sylvestre Stallone dhe truprojën e tij, duke pohuar se e kishin detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me të, thuhet në një raport të policisë.


Sipas këtij raporti, thuhet se adoleshentja pretendon se ylli i filmit “Rambo”, në vitin 1986, që do të thotë se ai në atë kohë ishte 40-vjeçar, e detyroi adoleshenten për marrëdhënie seksuale me të dhe truprojën e tij , transmeton Zeri.info.

Por, Sylvester Sallone ka mohuar ashpër akuzat se ai sulmoi seksualisht një vajzë 16 vjeçare në dhomën e hotelit në Las Vegës në vitin 1986. Vajza pretendoi se ishte takuar në hotelin ‘Hilton’ ku kishte marrë autograf dhe pastaj truproja i Rokit i kishte dhëne çelësat e hotelit, shkruhet ne raportin e policisë.

Zëdhënësja e Stallone, Michelle Bega i përshkroi pohimet si “një histori qesharake, kategorikisht të rreme”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë