Loading…
Edhe veturat elektrike e ndotin ambientin
  • 04/10/2017 | 12:45

...

Emetimi real i dioksidit të karbonit (CO2) nga veturat elektrike është i barabartë, nëse jo edhe më i madh në raport me veturat e sotme me benzinë, thotë një ekspert, transmeton Gazeta Metro.


Pas drejtorit të “Peugeot-Citroen” Carlos Tavares, edhe një ekspert kundërshton “e-trendin” e përgjithshëm.

Drejtori i grupit FCA (“Fiat Crysler Automobils”), Sergio Marchionne ka deklaruar se insistimi për futjen e automobilave elektrik mund të jetë katastrofal për planetin tonë, sepse me këtë vetëm do të rritet emisioni i CO2 dhe të përkeqësohet ngrohja globale, transmeton gazetametro.net.

Marchionne në fjalimin e vet në Universitetin e Trentit në Itali ka theksuar se më shumë se 60 për qind të energjisë elektrike prodhohet nga karburantet fosile siç janë thëngjilli dhe mazuti. Pra, emisioni i CO2 i veturave elektrike është i barabartë, nëse jo edhe më i madh në raport me veturat e sotme me benzinë. Kjo pasi procesi i prodhimit të energjisë liron gazrat serrë në natyrë.

“Futja pak e ngutshme e veturave elektrike pa zgjidhje për prodhimin e energjisë së pastër mund të jetë katastrofale për planetin tonë”, ka thënë ai.

Qëndrimi i Marchionne’t kundër veturave elektrike shihet në të dhënat e “Fiat’it”, sepse për çdo model të prodhuar elektrik 500e i cili shitet në tregun amerikan për çmim prej 33.000 dollarëve, kompania humb rreth 20.000 dollarë!

Ai madje prodhimin e veturave krejtësisht elektrike e ka quajtur “akt mazohist”, sepse në këtë moment nuk është e njohur se kur do t’i sjellin fitim prodhuesve veturat elektrike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë