Loading…
Edi Rama i vardiset Erdoganit, i uron fitoren i pari
  • 24/06/2018 | 22:42

...

Sipas Al Jazeera’s, Edi Rama është lideri i parë shtetëror që ka kontaktuar presidentin turk Erdogan, për ta uruar për fitore.


Pas tij, urime i kanë drejtuar edhe Ilham Alijev, Bekir Izetbegovic, Mahmud Abas dhe Viktor Orban, të cilët e kontaktuan Erdoganin pak minuta pas kryeministrit shqiptar, shkruan gazetametro.net.

Edhe mediat turke kanë raportuar për një bisedë telefonike mes Edi Ramës dhe Erdoganit, të cilët e vlerësuan si urimi i parë.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdogan falenderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin”, raporton agjencia AA.

Ndryshe, tashmë dihet se kryeministri Rama e ka shpallur Turqinë si aleat kryesor që pas ardhjes në pushtet. Ai gjithashtu ka një raport të afërt dhe miqësor me presidentin turk, çka shpesh ka ngjallur pakënaqësi tek disa liderë perëndimorë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë