Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Rama urimin në Fb e ka bërë shkurt, duke shoqëruar me një foto të presidentit Hashim Thaci, të veshur me uniformën e Forcave të Armatosura të Kosovës të cilën presidenti kosovar e realizoi gjatë vizitës së tij të djeshme në akzermëën ‘Adem Jashari’.
Kuvendi i Kosovës miratoi tre ligjet që bëjnë të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Bëhet fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të tri këto ligje janë miratuar në parim gjatë muajit nëntor, më pastaj janë shqyrtuar nëpër komisione parlamentare dhe tani presin edhe miratimin final nga Kuvendi./Gazetametro.net