Loading…
Edita Tahiri me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes
  • 20/04/2018 | 08:16

...

Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri, në televizion publik, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të partisë Vetëvendosje.


Tahiri ka thënë se në Kosovë ka forca politike që angazhohen për ndërtimin e shtetit të Kosovës por edhe forca politike që angazhohen në rrënimin e tij. Ajo ka shtuar se Vetëvendosje i takon forcave politike që kërkojnë ta rrënojnë shtetin e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka thënë se të dialogosh me Serbinë nuk është e lehtë por se kjo duhet të bëhet për hirë të interesit të shtetit të Kosovës.

 

“Në Kosovë ka forca dhe politikanë që punojnë për ndërtimin e shtetit dhe ka forca që punojnë për rrënimin e shtetit. Vetëvendosje është forcë që angazhohet për rrënimin e shtetit”, ka thënë ajo.

“Të dialogosh me armikun nuk është punë e lehtë, por një shtet duhet të dëshmojë aftësi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pa lidership shteti nuk ecë përpara”, ka shtuar më tej. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë