Loading…
Egjipti i lashtë: Çelësi që e zbuloi atë |FOTO
  • 25/06/2018 | 16:15

...

Sikur të mos ishte zbuluar Guri i Rosett-as më 15 korrik 1799, ndoshta do të kishim ende shumë vështirësi të lexonim atë që egjiptianët e lashtë kishin shkruajtur në monumente të panumërta, mijëra vjet më parë.


Guri i Rosetta-s është një fragment i një pllake të lashtë ku është skalitur një dekret të botuar në Memphis në vitin 196 pes, në emër të Faraonit Ptolemeu V.

Dekreti shfaqet në tre shkrime të ndryshme: teksti i sipërm është shkruar në hieroglifet e lashta egjiptiane, pjesa e mesme është skalitur në shkrimin demotik dhe pjesa e poshtme në greqishten e lashtë.

Për shkak të faktit se përmbajtja e gurit Rosetta paraqet në thelb përmbajtje të njëjtë në tre mbishkrimet e ndryshme, me dallime të vogla ndërmjet tyre, ky gur ishte çelësi i të kuptuarit të hieroglifeve egjiptiane dhe vetë qytetërimit të lashtë.

Thjesht, Guri Rosetta është një faqe e lashtë Uikipedia, e cila ndihmoi dijetarët të kuptonin gjuhën e shkruar të Egjiptit të lashtë.

Për shkak të faktit se Guri i Rosetta-s ishte në thelb teksti i parë shumëgjuhësh i zbuluar në kohët moderne, ai ngjalli interes publik për potencialin e tij, për të deshifruar shkrimin hieroglifik deri atëherë të papërkthyeshëm të Egjiptit të Lashtë. Si rezultat kopje të tijat litografike filluan të qarkullojnë në muzetë dhe mes dijetarëve evropianë. Kështu nisi një revolucion historik dhe kopja e gurit të Rosetta-s ishte një mjet i domosdoshëm për këdo që studionte Egjiptin e lashtë.

Përkthimi i parë i plotë i tekstit të lashtë grek u shfaq në vitin 1803, por vetëm në vitin 1822, Jean-François Champollion njoftoi në Paris deshifrimin e teksteve hieroglifike egjiptiane, shumë kohë përpara se gjuhëtarët të ishin në gjendje të lexonin me saktësi mbishkrimet dhe tekstet e tjera të Egjiptit të lashtë.

Një gur i thyer, një fragment historik

Guri i Rosetta-s është vetëm një pjesë e një pllake shumë më të madhe që ka humbur në histori.

Për shkak se mungojnë disa fragmente, asnjë nga tekstet e gdhendura në gurin e Rosetta-s nuk janë të plota.

Pjesa më e dëmtuar është e sipërmja, e shkruar në hieroglife, nga të cilat vetëm katërmbëdhjetë rreshta janë të dukshme, të gjitha ndërpriten në anën e djathtë dhe dymbëdhjetë prej tyre janë gjetur të paplota në anën e majtë.

Shkrimi demotik u gjet në një gjendje shumë më të mirë, pasi ka tridhjetë e dy rreshta, katërmbëdhjetë prej të cilave janë dëmtuar pak në anën e djathtë.

Teksti i poshtëm në greqisht ka pesëdhjetë e katër rreshta, njëzet e shtatë prej tyre të plota dhe pjesa tjetër janë dëmtuar në këndin e poshtëm të djathtë të stelës.

Ja një përmbledhje e shkurtër informacionesh mbi këtë copë të çmuar të historisë:

Ai u zbulua në vitin 1799 nga ushtarët francezë që po rindërtonin një kështjellë në Egjipt. Teksti është skalitur në vitin 196 para Krishtit.

Guri u zbulua pranë një fshati të vogël në Rosetta të quajtur Delta.

Guri përcjell një mesazh të shkruar nga priftërinjtë e lashtë egjiptianë në nder të Faraonit, duke përshkruar të gjithë gjërat që sundimtari kishte bërë e që ishin të mira për priftërinjtë dhe për popullin e Egjiptit.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë