Loading…
Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.6 përqind
  • 03/01/2017 | 16:52

...

Kosova pritet të ketë rritje edhe më të madhe se vitin që po e lëmë pas. Në 2016’ën, ekonomia e Kosovës u rrit për 3.6 për qind, ndërkaq në vitin që sapo hymë, kjo rritje pritet të shkojë në 4 për qind.


Këtë e ka thënë vetë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza. Ai ka konfirmuar rritjen për 2016’ën, dhe ka treguar parashikimin për rritjen e vitit 2017.

‘Norma reale e rritjes ekonomike në vitin 2016 pritet të jetë rreth 3.6 për qind, ndërsa për vitin 2017 norma reale e rritjes parashihet të jetë rreth intervalit 3.8 deri 4 për qind’, ka thënë Hamza.

Ndonëse borxhi publik i Kosovës ka mbërritur 840 milionët, kjo nuk konsiderohet si rrezik, pas sipas guvernatorit Hamza, kjo shumë është vetëm 14 për qind e Bruto Produktit Vendor (BPV).

‘Kosova ka një nivel mjaft të ulët të borxhit publik, i cili në raport me BPV-në qëndron në 14 për qind. Si i tillë, borxhi publik aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezik për stabilitetin financiar dhe reflekton qëndrueshmëri të financave publike në vend’, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë