Loading…
Ekonomia kineze tejkalon pritjet, rritje 6,9 për qind në vitin 2017
  • 19/01/2018 | 11:02

...

Ekonomia kineze është rritur për 6,9 për qind në vitin 2017, gjë që është më shpejt nga se pritej dhe rritja më e madhe prej vitit 2015, sipas të dhënëve të qeverisë kineze.


Kjo rritje është më e lartë nga synimi zyrtar i qeverisë kineze i cili ishte 6,5 për qind.

Rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e katërt në vitin 2017, u rritë sipas shkallës stabile prej 6,8 për qind, që është, megjithatë më e ulët në raport me 6,9 për qind nga gjysma e parë e vitit, transmeton gazetametro.net.

Shpenzimet e mëdha private kanë ndihmuar në shpejtimin e rritjes ekonomike, derisa shitja me pakicë është zvogëluar për 10,2 për qind në vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të qeverisë.

Rritja e eksportit prej 10,8 për qind gjithashtu e ka ndihmuar ngritjen e GDP’së, përkundër ngritjes së tensioneve në tregti me SHBA në vitin e parë të mandatit të presidentit Donald Trump.

“Ekonomia kombëtare e ka mbajtur rritjen stabile dhe zhvillimin e fuqishëm”, pretendohet në raportin e Byrosë Kombëtare për Statistikë të Kinës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë