Loading…
Ekonomistët fitojnë Nobelin me punimin për klimën dhe rritjen
  • 09/10/2018 | 16:31

...

Akademia mbretërore suedeze ka thënë se shkencëtarët janë marrë “me disa nga çështjet më të rëndësishme të kohës sonë” dhe për atë se si të arrihet rritje e cila është e qëndrueshme


Fitues të Çmimit Nobel për ekonomi sivjet janë William Nordhaus and Paul Romer për punën e tyre mbi rritjen e qëndrueshme.

Hulumtimi i ekonomistëve amerikanë fokusohet në atë se si ndryshimet klimatike dhe teknologjia kanë ndikuar në ekonomi, transmeton gazetametro.net.

Akademia mbretërore suedeze ka thënë se shkencëtarët janë marrë “me disa nga çështjet më të rëndësishme të kohës sonë” dhe për atë se si të arrihet rritje e cila është e qëndrueshme.

Çifti i shkencëtarëve do të fitojë nëntë milionë kruna suedeze, që janë rreth 841.000 funta.

Profesori Nordhaus, ligjëruesnë Yale, i pari ka krijuar modelin i cili përshkruan interaksioninndërmjet ekonomisë e klimës,bëjnë të ditur nga Akademia.

Profesori Romer nga Shkolla afariste e Sternit në New York ka treguar se si ekonomia menaxhon me gatishmërinë e kompanive të prodhojnëide të reja e inovacione.

“Gjtjet e tyre dukshëm kanë zgjeruar vëllimin e analizës ekonomike, duke konstruktuar modele të cilat shpjegojnë se si ekonomia e tregut bashkëpunon me natyrën e dijen”, ka theksuar Akademia në kumtesë.

Romer ka shkaktuar kundërshti më herët sivjet kur pas 15 muajsh nëpunë ka dhënë dorëheqje nga vendi i ekonomistit kryesore të Bankës Botërore.

Ai ka thënë se rangimi i Kilit në raportin “Doing bussiness” ka mund të jetë i manipulur për shkaqe politike, gjatë pushtetit të kryetares Mishel Bashel.

Ekonomisti për këtë ka ra nëkonflikt me kolegët në Bankën Botërore, por edhe për shkak të çështjeve të shumta, duke përfshirë kulturën e organizatës dhe shfrytëzimin e termave ekonomike.

Duke komentuar shpërblimin, profesori Romer u ka thënë gazetarëve: “Mendoj se… shumëkush mendon se mbrojtja e ambientit do të jetë aq e shtrenjtë e aq e vështirë sa vetëm duan ta injoftojnë.”

“Por, absolutisht mund të bëjmë avancim të dukshëm në mbrojtjen e ambintit jertësor edhe pa hequr dorë nga mundësia që ta ruajmë rritjen”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë