Loading…
VIDEO dhe FOTO nga momenti i kidnapimit të vajzës që fillimisht u tha se ishte gazetare
  • 19/06/2018 | 16:13

...

Sot gjatë ditës u raportua për kidnapimin e një gazetareje nga Shqipëria, mirëpo Policia bëri të ditur se nuk bëhet fjalë për gazetare.


Metro ka siguruar pamje ekskluzive nga ky kidnapim që ndodhi para dy netësh afër komunës së re të Prishtinës në Dragodan.

Dëshmitarët , prej të cilëve Metro ka siguruar pamjet, ka thënë se vajza para se të kidnapohej kishte dalë nga vetura e saj.

Ajo ishte përcjellur nga disa persona, të cilët ishin duke e pritur në parkingun ku edhe u krye kidnapimi.

Ndërkohë, vajza u lirua nga kidnapuesit. Policia ka bërë të ditur se e kishte gjetur vajzën, e cila tash raportohet se është e sigurt.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit e kanë futur me forcë këtë femër në veturë.

“Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, kanë arritur që të identifikojnë viktimën si dhe shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar: S. D, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Kosovës si dhe E. A , mashkull, 24 vjeç, shtetas i Kosovës”,  thotë Policia.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti shtrëngim dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit policor janë në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

“Referuar disa informacioneve të cilat kanë qarkulluar nëpër platforma të ndryshme të informimit, se e rrëmbyera është gazetare e një mediumi shqiptar , për hir të korrektësisë, konfirmojmë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë si dhe një fakt i tillë nuk qëndron. Viktima nuk është gazetare e asnjë mediumi apo platforme informimi” , thuhet tutje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë