Loading…
Eksod i madh i yjeve të futbollit nga Superliga kineze në Evropë
  • 14/09/2018 | 21:17

...

Superliga kineze u kthye në atraksion për shumë yje të mëdha të futbollit, ku morën rrugë drejt lindjes.


Më i madhi që mori rrugë atje ishte Carlos Tevez që shkoi Shanghai Shenhua, por u largua pas një viti, ku mori mbi 30 milionë euro.

E pikërisht milionat ishin arsyeja që shumë yje morën rrugë për Kinë.

Por këtë vit ka ndodhur e kundërta.

Disa nga emrat më të njohur janë kthyer në Evropë, duke i dhënë fund aventurës në këtë vend të largët.

Axel Witsel, Jackson Martinez, Gervinho, Jose Fonte e Gael Kakuta janë kthyer.

Ëitsel nga TJ Quanjian ka kaluar te Borussia Dortmund, ndërsa para disa vitesh kishte ofertë nga Juventusi.

I fundit i kthyer është Jackson Martinez, që befasoi të gjithë me klubin e ti, pasi ka nënshkruar me Portimonense në Portugali.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë