Loading…
Ekspertët e ekonomisë: Rritja e buxhetit për veteranët, negative për investimet kapitale
  • 06/12/2017 | 23:55

...

Sipas ekspertit të ekonomisë, Naim Gashi, projektbuxheti për vitin 2018 i propozuar nga qeveria Haradinaj, është paradoksal dhe rritja e buxhetit për skemën e veteranëve të luftës do të ketë ndikim negativ në buxhetin për investime kapitale.


Në Interaktiv të KTV-së, Gashi ka thënë se, sipas këtij propozimi që nuk mori votat e mjaftueshme në seancën e së mërkurës, është paraparë që 36 për qind e buxhetit të jetë e dedikuar për investime kapitale.

Sipas tij, kjo është përqindje shumë e ulët dhe është ndikuar shumë edhe nga skema për veteranët e luftës që parasheh rritje prej 53 në 73 milionë euro.

“Vetëm 36 për qind e buxhetit është e dedikuar për investime kapitale. Duhet të rritet përqindja për investime kapitale që gjenerojnë fitim afatgjatë dhe krijim më të madh të vendeve të reja të punës. Pjesa tjetër do të shkojë në mallra, shërbime, paga dhe mëditje. Minimumi duhet të ishte të paktën 40 për qind, ne insistojmë që të jetë 50 për qind. Ka ndikuar edhe buxheti i dedikuar për skemën e veteranëve që është rritur nga 53 milionë në 73 milionë euro. Për viktimat e dhunës ka buxhet vetëm një milion euro”, ka thënë ai.

Gashi ka theksuar se për zhvillim më të mirë ekonomik, qeveria duhet të jetë e fokusuar në sektorin privat. “Sektori privat duhet të jetë bartës i zhvillimit ekonomik. Gjatë vitit 2016 dhe 2017 për herë të parë sektori privat ishte bartës i rritjes ekonomike, sipas Bankës Qendrore”, ka shtuar ai.

Profesori i ekonomisë po ashtu ka shtuar se ndikim të keq në buxhet do të ketë edhe numri i madh i ministrive dhe shpenzimeve nga to dhe stafet e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë