Loading…
Ekspertët e Inteligjencës paralajmërojnë se Irani mund ta sulmojë SHBA’në
  • 08/08/2018 | 14:00

...

Tensionet në mes të Iranit dhe SHBA’së janë ngritur ndjeshëm sidomos kohët e fundit pasi Trump riktheu sanksionet ndaj vendit teokratik.


Kështu, ekonomia iraniane ka marrë një goditje të rëndë, me rënien e vlerës së rialit iranian dhe duke detyruar iranianët të dalin në rrugë për të protestuar për shkak të rritjes së çmimeve, transmeton gazetametro.net

Protestat kishin shkuar deri në atë shkallë sa kishin kaluar dhe në dhunë. Kjo gjendje e ekonomisë iraniane detyroi presidentin e këtij vendi që të deklarojë se ai është gatshëm për bisedime me SHBA’në menjëherë.

Por, ekspertët e Inteligjencës dhe sigurisë kibernetike thonë se SHBA’ja po përgatitet për një sulm të mundshëm kibernetik nga Irani, në shenjë hakmarrjeje ndaj politikave të SHBA’së ndaj këtij vendi.

“Derisa nuk kemi ndonjë kërcënim specifik, ne kemi parë disa shenja të rritjes së aktivitetit iranian në javët e fundit”, ka thënë, Priscilla Moriuchi, udhëheqëse e Recorded Future, kompani që heton kërcënimet kibernetike në kohë reale në botë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë