Loading…
Ekspertët zbulojnë misterin e statujave të lashta, befasuese ajo që fshihet pas tyre |FOTO
  • 11/10/2018 | 13:05

...

Historianët për një kohë të gjatë kanë provuar të kuptojnë se përse shumica e statujave të lashta, tashmë të famshme, janë të vendosura në bregun e ishullit Paqësor, transmeton gazetametro.net.


Ndërsa, së fundi një skuadër arkeologësh kanë ardhur me një përgjigje rreth kësaj çështje.

Studiuesit, duke përfshirë ekspertë nga Universiteti i Binghamton’it, dhe Universitetit State në New York, kanë hedhur dritë të re mbi statujat të cilat janë  të vendosur në breg të ishullit.

E që gjithësej jan 900 prej tyre.

Skuadra ka treguar se me pak ujë të pijshëm në ishull, banorët e atëhershëm mbështeteshin në shkarkimin e ujërave nëntokësore në zonar bregdetare, si burimi kryesor i ujit.

‘Tani që ne dimë më shumë rreth vendodhjës së ujit të pijshëm ndërlidhet edhe me vendosjen e statujave në ate pjesë: ato janë të pozicionuara aty ky uji i pijshëm është në dispozicion’, ka thënë profesori Carl Lipo.

Më tutje ai ka shpjeguar se toka poroze vullkanike e ishullit e thith shumë shpejt ujin, duke dërguar kështu në mungesë të lumenjeve dhe rrjedhave.

‘Për fat të mirë, ujërat nën tokë fluturojnë dhe përfundimisht dalin nga toka, drejt e në pikën ku shkëmbi nëntokësor e takon oqeanin. Kur baticat janë të ulëta, kjo rezulton në rrjedhën e ujërave të ëmbla direkt në det dhe kështu njerëzit përfitojnë prej tyre’, ka thënë ai.

Zbulimet do të publikohen në Hydrogeology Journal./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë