Loading…
Elon Musk me plan për transport me raketë, për gjysmë ore kudo në botë
  • 29/09/2017 | 16:13

...

Një prej mendjeve më gjeniale të kohës sonë, Elon Musk, ka bërë një plan që do ta revolucionarizonte transportin e njerëzve në distanca të mëdha.


Shefi i kompanisë ‘Space X’ prezantoi sot planet më të reja të kompanisë së tij për pushtimin e hapësirës jashtë planetare, por përfundoi duke folur për përdorimin e raketave si mjete transporti brenda Tokës, transmeton Gazeta Metro.

Nëse ajo që Musk thotë realizohet, njerëzit do të mund të udhëtonin në cilindo vend brenda planetit tonë brenda 30 minutash, me çmim gati të njëjtë sa një biletë avioni e klasës ekonomike.

Sipas tij, raketa e kompanisë së tij, e emëruar BFR, do të transportonte në orbitë një anije kozmike të mbushur me pasagjerë. Pastaj, anija kozmike do të ulej në disa panele speciale të vendosura në qytete të caktuara.

Raketa, ashtu si anija kozmike që do të përdoreshin në këtë transport, janë ende vetëm teori, por Musk thotë se ndërtimi i tyre do të fillojë brenda nëntë muajve të ardhshëm.

Në videon që demonstron këtë udhëtim, pasagjerët do të mund të shkojnë nga Los Angelesi në Toronto për 24 minuta, apo nga Hong Kongu në Singapor për 22 minuta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë