Loading…
Ëmbëlsira e fundjavës është gati, receta shumë e thjeshtë
  • 19/10/2018 | 22:46

...

Një ëmbëlsirë e butë, e shkrifët dhe e shijshme: perfekte për mëngjes, për të shoqëruar një filxhan çajo pse për pasditen e fëmijëve në shkollë. Aromatike dhe shumë e shjishme, kjo ëmbëlsirë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.


Përbërësit:

Për bazën

200 gr gjalpë i ftohtë
70 gr sheqer
250 gr miell
4 lugë kafeje lëkurë e grirë limoni

Për kremin:

50 gr miell
200 ml lëng limoni
5 vezë
200 gr sheqer
Sheqer pluhur për dekorim

Përgatitja:

Prisni gjalpin në kubikë, përziejeni me miellin, shtoni sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të përftoni një masë kremoze.
Hapeni brumin në një tepsi drejtkëndëshe kuk eni shtruar letër furri të njomur e të shtrydhur dhe më pas piqeni në furrë të nxehur në 180 gradë për 15 minuta.
Ndërkaq, vazhdoni me përgatitjen e kremit. Rrihni vezët, shtoni sheqerin, lëngun e limonit dhe miellin. Hidheni sipër bazës dhe vazhdoni pjekjen edhe për gati 20 minuta të tjera.
Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet. Priteni në kuadrate dhe spërkateni me sheqer pluhur.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë