Loading…
Eminem mban koncert në Itali, të gjithë çuditen me numrin rekord të pjesëmarrësve
  • 09/07/2018 | 23:21

...

Ai këtë herë ka mbajtur një koncert në Itali, gjatë turneut “Revival” ku ka ndezur atmosferën në një performance të zjarrtë në Milano ku u tha se kanë qenë të pranishëm, rreth 80 mijë spektatorë.


Gati 20 vjet nga “My Name Is“, projekti që i dha kulmin karrierës së tij, reperi fitues i 15 çmimeve “Grammy” dhe një çmimi “Oscar”, ka arritur të ketë 80 mijë spektatorët të pranishëm në koncert.

Eminem nuk la pa kënduar edhe këngët e tij më të suksesshme.

Ai cilësohet si njëri nga reperet me të mirë, po ashtu edhe me i dëgjuari anembanë botës. Me tekstet e tij, reperi ka arritur të ketë njerëz të cilët e duan dhe me shumë dëshirë i dëgjojnë këngët e tij, pasi që secila këngë e reperit amerikan pothuajse përcjellë një mesazh për jetën.

Secila prej këngëve të reperit ka një numër të madh të shikueshmërisë në kanalin zyrtar në YouTube, e siç duket ato nuk është se janë të kota, kjo u vërtetua në koncertin e fundit të mbajtur gjatë turneut “Revival” që pati një numër të madh të njerëzve.

Kënga e fundit e Eminemit është “Framed” që është lansuar me 3 prill 2018 duke arritur 18 milionë shikime në YouTube. Si shumë këngë të tjera, edhe kjo si tematikë ka gjërat që ndodhin në jetën e përditshme dhe shpesh herë gjendemi në situata të tilla që nuk e kuptojmë as vetën tonë.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë