Loading…
Emocionuese: Legjenda kroate përlotet pas deklaratës së Modricit
  • 25/09/2018 | 00:05

...

Luka Modric e ka bërë Zvonomir Bobanin që të qajë si fëmjë gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA


Luka Modric u shpall lojtari më i mirë për vitin 2018 nga FIFA duke mposhtur në garë Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun, transmeton GazetaMetro.

Mesfushori i Real Madridit e emocionoi legjendën kroate, Zvonomir Boban, të cilit i kushtoi fjalë të mëdha gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin ‘The Best’.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu me trofeun në duar”, u shpreh fillimisht Modric.

“Para se gjithash më duhet të falënderoj Salahun dhe Cristianon për një sezon fantastik që kanë pasur.

“Ky trofe është për gjithë bashkëlojtarët te Real Madrid dhe te Kroacia, pa të cilët do të ishte e pamundur.

“Faleminderit familjes time, pa ata nuk do të isha ky person apo ky futbollist që jam sot.

“Më duhet të përmendet edhe idhujt e mi. Gjenerata e Kroacisë e vitit 1998 kanë qenë inspirim për mua.

“Unë dua të përmend idhullin tim, komandantin e Kroacisë të vitit 1998, frymëzimin tim të madh, Boban, i cili ka frymëzuar gjithë Kroacinë,”./GazetaMetro/

Image result for zvonimir boban and luka modric

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë