Loading…
Ende pa u përfunduar shkatërrohet Shtëpia e Kulturës në Zhur |VIDEO
  • 16/03/2018 | 14:10

...

Persona të papërgjegjshëm, e kanë vandalizuar objektin e ri dhe ende të papërfunduar të Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit.


Pamjet e publikaura nga TV Prizreni tregojnë gjendjen e tmerrshme se si është bërë ky objekt.

Drejtuesit e Ansambit të Këngëve dhe Valleve  ”Emin Duraku“, kanë reaguar ashpër për vandalizmin në Shtëpinë e pambaruar të Kulturës në Zhur.

Në këtë reagim thuhet se ky objekt ndodhet në duar të hajnave dhe rrugaçëve, pasi që tri herë po thyhen dyert e metalit dhe janë shkatërruar e demoluarshumë gjëra në brendi të objektit.

Lidhur me ngjarjen e fundit janë njoftuar organet komunale, konkretisht drejtoria e Kultures në Prizren si dhe Policia, porderi më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për këtë shqetësim për ndriçimin e rastit.

Ansambli “Emin Duraku” qe 10 vite ndodhet në rrugë me shpresë për një objekt të ri kulturor, por objekti i filluar gati një dekadë më parë ende nuk është funksional, ndërsa ai po dëmtohet më tepër dita ditës, thuhet në fund të reagimit të drejtuesve të AKV ” Emin Duraku” nga Zhuri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë