Loading…
Enver Sekiraqa do të kthehet në burg për ta vuajtur dënimin
  • 20/10/2017 | 23:04

...

Lirimi i Enver Sekiraqës, që është dënuar me 37 vjet burg për shtytjen e vrasjes së policit Triumf Riza, ka irrituar shumë njerëz në Kosovë.


Burime të lajmi.net brenda Ministrisë së Drejtësisë bëjnë të ditur se Enver Sekiraqa pritet te kthehet në burg për të vuajtur dënimin.

Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Sekiraqa, një prej njerëzve me famën më të keqe në Prishtinën e pasluftës, është dënuar pas vrasjes së Triumf Rizës, kurse u la në arrest shtëpiak nga një panel prej tre gjyqtarëve, dy prej të cilëve ishin nga EULEX’i, edhe pse sipas ligjit, një i dënuar nuk mund të dalë nga paraburgimi në qoftë se është i dënuar me më shumë se 5 vjet burg.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë