Loading…
Enver Sekiraqa është kthyer në burg
  • 21/10/2017 | 00:25

...

Enver Sekiraqa është kthyer përsëri në burg. Vendimin për këtë e ka marrë Gjykata e Apelit. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i burgjeve të Kosovës.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka bërë të ditur për Gazetën Express se Enver Sekiraqa është kthyer në burg.

“Po, ai tashmë është duke u kthyer në burg. Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit. Polica është duke e shoqëruar”, ka thënë Zogaj.

Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Para se Zogaj të deklaronte një gjë të tillë, te shtëpia e Sekiraqës janë parë policia e Kosovës si dhe pjesëtarë të EULEX-it. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë