Loading…
Epidemia më e keqe gjatë 50 viteve të fundit: Sëmundja vdekjeprurëse po përhapet, paralajmërim, ka pushtuar 10 shtete
  • 13/11/2017 | 23:59

...

Malawi është shteti i 10 që është paralajmëruar për epideminë vdekjeprurëse e cila shumë shpejtë po përhapet në Madagascar dhe po merr jetën e te gjithëve.


Nga gushti në Madagascar janë lajmëruar 2034 raste të prekur nga mortaja, ndërsa kanë vdekur së paku 140 persona, transmeton gazetametro.net

Nga frika për përhapje më të mëdha, paralajmërime u bënë edhe për 10 vende dhe territore: Afrika e Jugut, Mauritius, Mozambique, Sejshelli, Tanzania, ishujt francezë të Reunion dhe Mayotte, Kenya, Ethiopia, Comoros dhe Malawi.

Organizata botërore ‘WHO’ ka treguar se po i ndihmon Ethiopia- s dhe Kenya- s për mbrojtje në rast të përhapjes së kësaj epidemie, duke pasur parasysh këtu lidhjet ajrore me Madagascar.

Organizata ‘WHO’ ka thënë se ndalimi i përhapjes së kësaj epidemie vdekjeprurëse mund të zgjatet me mua.

Kuga ka marrë më shumë se 50 milion jetë në një epidemi evropiane në shekullin e 14-të. Ekspertët e quajnë epideminë e tanishme të sëmundjes në Madagaskar më e keqja në më shumë se 50 vjet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë