Loading…
Erdogan kërcënon Amerikën
  • 05/12/2017 | 13:31

...

Njohja e mundshme e Uashingtonit për Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit mund të nxisë ftohjen e marrëdhënieve diplomatike të Turqisë me Izraelin, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan më 5 dhjetor.


“Kjo mund të shkojë deri në uljen e marrëdhënieve tona diplomatike me Izraelin. Ata nuk mund ta marrin një hap të tillë”, i tha Erdogan një takimi të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e cila qeveris vendin, raporton “Hurriyet Daily News”.

Ai e cilësoi Jerusalemin si një “vijë të kuqe” për myslimanët dhe tha se Ankaraja do të marrë masa në rast të një lëvizjeje të mundshme të SHBA-së, duke përfshirë thirrjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.

Një veprim i tillë nuk do të ishte vetëm shkelje e së drejtës ndërkombëtare, por edhe “një goditje e madhe për ndërgjegjen e njerëzimit”, tha Erdogan.

“A ka përfunduar SHBA-ja gjithçka në lidhje me këtë?”, shtoi ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë