Loading…
Erdogan përsëri kundër Amerikës: Nuk mund të na trembni
  • 11/03/2018 | 09:12

...

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se Operacioni Dega e Ullirit në rajonin Afrin veriperëndimor të Sirisë filloi vetëm për të pastruar rajonin nga terroristët.

Në fjalimin gjatë programit me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas – organizuar nga Ministria e Familjes dhe Politikave Sociale në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve pranë Pallatit Presidencial, në Bestepe, Erdogan tha se është rritur në 3.089 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar në Afrin të Sirisë.

Ai tha se pasi rajoni të pastrohet nga terroristët do ti dorëzohet zotëruesve të tij të vërtetë.

“Në Afrin do të kthehen të paktën 140-150 mijë sirianë mbase edhe 200 mijë. Kur të marrim nën kontroll afërsisht 2 mijë kilometra katrorë atje do të vendosim vëllezërit tanë nga Afrini. Ne nuk hymë atje për të pushtuar” tha Erdogan.

Presidenti tha se qëllimet e operacionit janë përcaktuar dhe nuk do të ndalojnë.

“Amerikë, Perëndim çfarë doni ju këtu? Ne kemi një kufi 910 mijë kilometra katrorë. Ne provokohemi vazhdimisht. Ke ngritur 20 baza ushtarake, çfarë pune ke në veri të Sirisë? Kundër kujt i ke sjell 5 mijë maune me armë? Apo i sillni për ne? Thoni se keni pastruar rajonin nga DAESH-i por pse janë këto armë aty? Neve nuk mund të na trembni me këtë lloj teknologjie”, tha Erdogan.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë