Loading…
Erdogan ua ndalon turqve përdorimin e valutave të huaja
  • 13/09/2018 | 16:58

...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka ndërmarrë një hap tjetër në lidhje me rënien e lirës.


Kështu, me synimin për të ndalur rënien dhe për të rimëkëmbur valutën turke, liran, ai ka nënshkruar një dekret që ua ndalon turqve përdorimin e valutave të huaja, transmeton gazetametro.net

Ndalesa mbi përdorimin e valutave të huaja ka të bëjë me shitjen dhe dhënien në qira të pronave.

Tash e tutje, turqit nuk bën të përdorin valuta të tjera përveç lirës kur bëjnë kontrata për dhënien me qira apo shitjen e pronave.

Në një fjalim të mëhershëm, Erdogan kishte thënë se turqit nuk duhet të përdorin valuta të huaja, me përjashtim të importuesve dhe eksportuesve.

Ndryshe, lira ka rënë për 40% në krahasim me dollarin. Rënia e saj është akceleruar pas vendosjen së sanksioneve nga ana e SHBA’së, për shkak të refuzimit nga ana e Turqisë për lirimin e një pastori amerikan. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë