Loading…
Erdogan’in e kap paniku, flet me Putin’in në telefon për t’i kërkuar ndihmë
  • 10/08/2018 | 19:38

...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një bisedë urgjente, në mes të krizës në Turqi që po thellohet.


Të dy liderët kanë biseduar me telefon më herët sot për të diskutuar lidhjet ekonomike në mës të thellimit të krizës, transmeton gazetametro.net

Një burim nga Kremlini tha se është diskutuar për projektet si energjia, vetëm pak orë pasi Donald Trump lajmëroi për sanksione të tjera për Turqinë.

Vlerës e lirës turke pësoi rënie rekorde në krahasim me dollarin këtë mbrëmje, por lideri i vendit u mundua të zbus shqetësimet duke thënë ”ne kemi Zotin tonë”.

Putin dhe Erdogan i thanë njëri-tjetrit se janë të kënaqur me drejtimin pozitiv në lidhjet tregtare ekonomike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë