Loading…
Është duke shkruar libër, ka qenë në parapushkatim gjatë luftës, pesë vite ka vozitur pa leje – 10 gjëra që nuk i dini për Gold AG
  • 11/02/2018 | 11:34

...

Gold AG gjatë karrierës ka realizuar shumë këngë solo dhe bashkëpunime të suksesshme, mirëpo ka shumë gjëra nga jeta e tij, të cilat nuk i dinë fansat e shumtë të Arian Agushit.


Më poshtë është lista me 10 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për reperin, e të cilat i ka treguar për Prive

Prej klasës së shtatë të shkollës fillore, ai ka punuar nëpër gazeta të ndryshme të Kosovës me fjalëkryqe.

Pesë vjet nga momenti që e ka blerë veturën e parë, ka vozitur pa leje.

Në kohën e luftës, gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, së bashku me nënën e tij, kanë qenë në parapushkatim.

Gold AG i ka mbi 400 këngë dhe mbi 100 videoklipe.

Gjatë Shpërthimit në Gërdec, ai ndodhej në Tiranë dhe përkundër se shpërthimi është ndier në Kosovë, reperi thotë se nuk e ka ndier atje.

Ka refuzuar ta shesë për një shumë të madhe parash një numër telefoni që ia ka dhuruar nëna e Elvis Pistës.

Është duke shkruar një libër me tekstet e këngëve patriotike, me titull “Këngë e histori”

Këngën “Shqiptar” e ka shkruar në Zvicër. Ishte zgjuar nga gjumi në ora 3:00 të mëngjesit e ka shkruar këngën, ka fjetur dhe kur është zgjuar të nesërmen i është kujtuar se e ka shkruar këngën.

Kujtimi për një shok të tijin, i cili kishte vdekur një muaj pas martesës, ndërsa e kishte thirrur reperin plot tri herë në dasmë.

Prej fillimit të karrierës thotë se ka qenë i anashkaluar nga reperët dhe televizionet.

Sa i përket karrierës, së fundmi Goldi e ka publikuar bashkëpunimin me Burakun, “Urime ditëlindjen”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë