Loading…
Është fëmija më i bukur në botë, por njerëzit e quan të mjerë, kuptoni pse
  • 06/12/2017 | 17:20

...

Derisa disa konsiderojnë se bukuria e saj është e papërshkrueshme, të tjerët janë të tmerruar për atë se si një fëmijë gjashtëvjeçare shtyhet në botë të shoubiznesit. Sidoqoftë, Anastasija është vërtet shumë e bukur.


I ka vetëm gjashtë vjet dhe tashëm më tepër se gjysmë milioni përcjellës në Instagram. Emri i saj është Anastasija Knjazeva, vjen nga Rusia dhe është shpallur “vogëlushja më e bukur në botë”. Anastasija është fëmijë model shumë e suksesshme, deri tani është paraqitur në revytë e modës dhe në reklama, ndërsa karrierën e saj e udhëheqë nëna e saj Anna, trasnmeton gazetametro.net

Flokët e drejta ngjyrë kafe, sytë e kaltër të kristaltë, lëkura e bardhë dhe buzët e kuqe janë atuja kryesore e Anastasijës së vogël, të cilën momentalisht e përfaqëson agjencia President Kids Managament.

Derisa disa e konsiderojnë se bukuria e saj është jashtëtokësore, të tjerët janë të mendimit se ende është shumë e vogël për botën e modës dhe shoubiznesit. Disa nga komentet kundër janë:

“A i vihet aq shumë makijazh fëmijës?!”

“Vogëlushja është njëkohësisht e mrekullueshme por edhe fëmijë e mjerë. Jeton në ambientin joreal…”

“Vogëlushja është ende fëmijë, shikoni se në disa fotografi as të buzëqeshë!”

Profilin e saj në Instagram po e udhëheqë nëna e saj Anna, e cila është këmbëngulëse për karrierën e vogëlushes së saj./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë