Loading…
Është multi-milioner, por Pacolli mban telefon të vjetër që kushton 100 euro
  • 03/06/2018 | 18:35

...

Shefi i diplomacisë kosovare dhe i AKR’së, Behgjet Pacolli, i cili është edhe shef i kompanisë që i solli milionat ‘Mabetex’, mban në dorë një telefon që nuk kushton më shumë se 100 euro.


Pacolli e ka publikuar një fotografi ku shihet me një iphone 5 në dorë, e i cili është mjat i vjetër si model, shkruan gazetametro.net.

Apple ka sjell në treg edhe dhjetëra modele, çmimi i të cilëve kalonte 1 mijë euroshin, mirëpo Pacolli ka ngelur në 5, e për të cilën gjë ai duket se nuk është fare merak.

Vetë Pacolli ka thënë se për të nuk ka rëndësi modeli apo çmimi, duke pranuar se në dorë mban një iphone 5 të dalë mode.

“Po në foto kam një iPhone 5, por për mua nuk ka rëndësi modeli apo çmimi i telefonit…”, ka komentuar Pacolli.

E gjithë këto fjalë muli-milioneri i tha në një publikim të tij ku me një fotografi ka shoqëruar edhe një thënie, ku thotë se është mirë të ndihmohen të tjerët.

Këto fjalë të Pacollit vijnë pak ditë pasi kryesori i fondit ‘3%’ tha se Pacolli nuk kishte dhënë asnjë cent për luftën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë