Loading…
Është shkrirë pasuria e Trump’it?
  • 18/10/2017 | 12:13

...

Shkrirjen e pasurisë së tij, revista Forbes i atribuon “tregut të ashpër të patundshmërive në Nju Jork, e sidomos për lokacionet e shitjes me pakicë, kontesteve të shtrenjta gjyqësore dhe fushatës së shtrenjtë presidenciale”.

Pasuria e presidentit të SHBA Donald Trump, është zvogëluar për 600 milionë dollarë, për çka ka rënë për 96 vende në  rang listën e 400 të amerikanëve më të pasur për vitin 2017, të cilën e bën revista Forbes, transmeton gazetametro.net.

Me neto pasuri prej 3.1 miliardë dollarësh, Trump e ka marrë vendin e 248 sivjet në krahasim me vitin e kaluar kur ishte në vendin e 156, ka publikuar Forbes.

Shkrirjen e pasurisë së tij, revista Forbes i atribuon “tregut të ashpër të patundshmërive në Nju Jork, e sidomos për lokacionet e shitjes me pakicë, kontesteve të shtrenjta gjyqësore dhe fushatës së shtrenjtë presidenciale”.

Siç transmeton rrjeti televiziv CNN, Trump ishte marrë vesh që të paguaj 25 milionë euro sipas akuzës se i ka mashtruar studentët me seminare mbi patundshmëritë në “Trump University”.

Mirëpo, duke shikuar në përgjithësi, amerikanët më të pasur sivjet janë pasuruar edhe më shumë në raport me vitin 2016. Censusi për të hyrë në listën e Forbes’it të 400 njerëzve më të pasur në SHBA tani është shuma rekorde prej dy miliardë dollarëve, dhe sipas vlerësimeve, 169 miliarderë amerikan nuk kanë mundur ta kalojnë këtë prag, për çka kanë rënë nga rang lista.

Themeluesi i Microsoft’it, Bill Gates, gjendet në krye të listës së amerikanëve më të pasur tashmë 24 vite resht me pasurinë neto e cila vlerësohet në 89 miliardë dollarë.

Shefi i “Amazon’it” Jeff Bezos, me pasurinë neto prej 81 miliardë dollarëve gjendet në pozitën e dytë, derisa pronari i kompanisë “Berkshire Hathaway” Warren Buffett, ka rënë për një vend në krahasim me vitin e kaluar dhe tani është i treti me pasuri me vlerë prej 78 miliardë dollarësh.

Rritje më të madhe të pasurisë ka realizuar themeluesi i Facebook’ut Mark Zuckerberg.

Përkundër rritjes së vlerës së pasurisë së tij neto për 15.5 miliardë dollarë në 71 miliardë, megjithatë ai ka mbetur në  vendin e 4, ndërsa pesëshen e parë të amerikanëve më të pasur e plotëson Larry Ellison bashkëpronar i Oracle Corporation, i cili është i rëndë 59 miliardë dollarë, që është për 9.7 miliardë dollarë më shumë se vitin e kaluar.

Është interesant se në mesin e 10 të parëve në rang listë nuk gjendet asnjë femër.

Kështu që amerikania më e pasur gjendet në vendin e 13, e ajo është Alice Walton, vajza e themeluesit të zinxhirit tregtar “Wal-Mart Stores” me pasuri të vlerësuar prej 38.2 miliardë dollarësh./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë