Loading…
Eskalon avokati: Aktivistët u dënuan falë një hajni
  • 21/02/2018 | 13:19

...

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se aktivistët e Vetëvendosjes, janë dënuar duke u bazuar në dëshminë e një personi që është i dënuar për vjedhje të rëndë.


Gashi këtij statusi i ka bashkangjitur edhe vendimin e gjykatës, ndaj Heset Ramadanit, që ka qenë dëshmitarë në rastinin e grupit të aktivistëve të Vetëvendosjes.

“Dëshmitari kryesor në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! është krimineli ordiner Heset Ramadani, i cili është dënuar për shumë vepra penale të vjedhjes së rëndë në Republikën e Kosovës. E kaluara e tij kriminale e ka bërë atë shënjestër lehtësisht të manipulueshëm nga ata të cilët e kanë inskenuar akuzën kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!”, shkruan Gashi.

Sipas Gashit, Gjykata e Apelit e Kosovës duhet të ketë parasysh këtë provë, kur të marrë vendimin për këtë rast.

“Me këtë dëshmi të re të publikuar besoj që Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë do ta identifikoj lehtë manipulimin me këtë dëshmitar hajdut, dhe do të sjellë aktgjykim lirues për të gjithë aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje! të dënuar padrejtësisht.”, shkruan Gashi.

Katër aktivistët e Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha u dënuan me 21  vjet burg për sulmin ndaj kuvendit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë