Loading…
Eskalon Haradinaj, i drejtohet deputetit të LDK’së: Mos rrej!
  • 14/03/2018 | 10:53

...

Kryeministri Ramush Haradinaj është përplasur sërish me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilëve u ka thënë që po gënjejnë rreth çështjes së ushtrisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Pasi Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, kritikoi qeverinë për disa çështje – duke përfshirë ushtrinë – Haradinaj e kërkoi fjalën dhe nga foltorja tha që LDK’ja është fajtore përse Kosova ende nuk e ka ushtrinë e vet.

Haradinaj tha që në një mbledhje të liderëve në ambasadën amerikane ishte hedhur propozimi që të formohet ushtria e Kosovës vite më parë, me kusht që serbëve t’u garantohen ulëset e rezervuara në Kuvend për një mandat katër vjeçar.

Haradinaj u përplas edhe personalisht me deputetin e LDK’së, Arben Gashin, të cilit i tha që ‘po rren’ për këtë takim, kurse deputetëve të LDK’së u tha që duhet t’u vijë turp.

“E keni lënë Kosovën pa ushtri që 10 vite për 1% votë më shumë. T’ju vijë turp”, tha Haradinaj, ndërsa më pas e pranoi që ka gabuar dhe e tërhoqi fyerjen.

Ndërkohë, Gashi tha që Haradinaj nuk kishte qenë prezent në diskutimin për ushtri, dhe tha që në atë takim ishte Ardian Gjini nga AAK dhe jo Haradinaj personalisht. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë