Monedha e përbashkët europiane Euro mund të zhduket brenda dhjetë vitesh, në qoftë se nuk bëjnë reforma të rëndësishme ekonomike, thotë Emmanuel Macron,ish-ministër i i ekonomisë në Francë, transmeton gazetametro.net
“E vërteta që të gjithë duhet të pranojnë është se monedha euro është e paplotë dhe nuk mund të zgjasë pa reforma të mëdha”, tha Macron, i cili në zgjedhjet e ardhshme në Francë do të kandidojë si kandidat i pavarur për president.
Duke folur për pakënaqësitë e mëdha rreth monedhës së vetme evropiane, ai tha se problemi është se euro ka dështuar në Evropë për të marrë një “sovranitet të plotë ndërkombëtar dhe nuk është i shtyrë nga rregullat që, për shembull, zbatohen te dollari’, tha ai, duke shtuar se kjo ishte një diversiteti i dukshëm në shtetet anëtare.
Sipas mendimit të tij, Gjermania dhe Franca janë dy forca që janë në gjendje ta ndryshojnë këtë situatë. Ai beson se Franca duhet të reformojë tregun e saj të punës dhe sistemin e detyrueshëm, në mënyrë që të ringjallë rritjen ekonomike.
Kur është fjala për Gjermaninë, Macron tha se për shkak të metave të euros, ajo aktualisht ka përfituar në kurriz të vendeve të varfra.
Si një avokat për zgjerimin evropian, Macron përmend mungesën e besimit mes Francës dhe Gjermanisë, e cila, sipas tij, po i pengojnë reformat e Eurozonës. /gazetametro.net