Loading…
Euro vret eksportet: Çmimi i bimëve mjekësore ulet, preken 90 mijë të punësuar
  • 21/05/2018 | 18:37

...

Forcimi i lekut ndaj euros ka filluar që të kërcënojë me faliment industritë që punojnë tërësisht për eksport. Alarmin e kanë dhënë eksportuesit e bimëve mjekësore, të cilët i kërkuan qeverisë që të ndërhyjë për të shpëtuar vendet e punës.


Filip Gjoka, President i Industrisë së Bimëve Medicinale, u shpreh: “Të ndërhyjë me qëllim që të ruajmë këto tregje, që mezi i kemi ndërtuar në 27 vjet dhe me qëllim që të ruajmë vendet e punës, të cilat janë vende pune në zonat rurale, më të varfra të vendit”.

Sipas Gjokës, industria e bimëve mjekësore punëson rreth 90 000 persona në shkallë vendi, duke siguruar të ardhura për shtresat më të varfra të shoqërisë. Ndaj, ai ka kërkuar lehtësim taksash nga qeveria.

“Të ulet tatim-fitimi për 6 muaj për kompanitë eksportuese, të ulen edhe vizitat fiskale, që për hiçgjë çojnë subjekte drejt penalizimit”, shtoi Gjoka.

Bimët mjekësore të Shqipërisë eksportohen kryesisht në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ndaj, kompanitë eksportuese janë prekur si nga dobësimi i euros, ashtu edhe dollarit amerikan. /Top Chanel

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë