Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherini, tha se ‘Bashkimi Europian gabon nëse mendon se mund ta shantazhojë Serbinë lidhur me çështjen e Kosovës’, shkruan B92.
Duke komentuar për çështjen e trenit serb, Nikolic tha se ‘treni është simbol që Kosova dhe Metohija është pjesë integrale e Serbisë’. Më tutje, ai foli edhe për pavarësinë e Kosovës dhe pozicionin e vendit të tij.
“Me ne nuk ka diskutime për pavarësinë e Kosovës. Nëse BE’ja ose cilido shtet i botës mendon se mund të na shantazhojë që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës, mund të presin gjëra të tjera”, i shpreh Nikolic.
Ai shtoi se dialogu ka kuptim vetëm për të ulur tensionet mes dy palëve dhe jo për të kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia. /gazetametro.net