Loading…
Europianët përdorën letra me ngjyra për t’ia shpjeguar Trumpit tregtinë globale
  • 27/07/2018 | 18:57

...

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kishte marrë me vete një grumbull letrash të vogla në takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë në Washington, shkruajnë mediat amerikane, transmeton Gazeta Metro.

Wall Street Journal raporton që Juncker dhe ekipi i tij kishin vendosur që ta bindnin Trumpin që të ndalojë planet për disa vendime që do ta dëmtonin ashpër marrëdhënien tregtare mes BE’së e SHBA’së.

Në Zyrën Ovale, ai kishte sjellë me vete edhe ca letra të vogla me ngjyra nga më të ndryshmet dhe me informacione të pakta të shkruara në to.

Disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar shpesh që Trumpit nuk i pëlqejnë dokumentet me informacione të shumta dhe urdhëron që të jenë gjithmonë të thjeshtësuara deri në minimum.

Këtë dobësi të presidentit amerikan e kanë shfrytëzuar shumë mirë europianët, të cilët kanë shkuar në Washington dhe ia kanë shpjeguar mirë tregtinë globale duke e bindur që të ndalë vendimet e tij të dëmshme. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë