Loading…
EUROPOL: Gabimet që bëni gjatë blerjeve online
  • 31/07/2018 | 15:31

...

Gjatë pagesave nëpërmjet internetit, blerësit në asnjë mënyrë, përveç të dhënave bazë, nuk duhet të dërgojnë edhe PIN-kodin e kartelës bankare.


Në publikimin e fundit se si të mbrohemi nga keqpërdorimi i të dhënave personale, Policia Evropiane – EUROPOL, thotë se ekzistojnë mundësi që e-mail adresat të komprometohen përmes programeve (softuereve) të ndryshme kriminogjene, respektivisht ka softuere që i njohin të dhënat nga kartelat bankare, shkruan gazeta KOHA.

Në pjesën e rekomandimeve për parandalimin e mashtrimeve në internet, EUROPOL-i tërheq vërejtjen që shfrytëzuesit e faqeve jo komerciale në internet, të kenë kujdes gjatë shënimi të të dhënave bankare edhe kur bëhet fjalë për aplikacionet siç janë lojërat e ndryshme, lotaritë e rrejshme apo lirimet për veshmbathje.

“Qëllimi i kryesor dhe i vetëm i këtyre faqeve është mbledhja e sa më shumë informacioneve nga kartelat bankare, me qëllim që më vonë të keqpërdoren. Në internet ekziston një numër i konsiderueshëm i këtyre llojeve të faqeve. Për këtë arsye, me rëndësi të veçantë është njohja se cilat faqe elektronike janë të sigurta dhe cilat jo. Shumica e brendeve të njohura – faqe për shitje, i kanë të siguruara me sistemet më kualitative dhe ato ofrojnë mbrojtjen e të dhënave personale.

Tash vetë blerësve ju mbetet ti vlerësojnë se cilët janë ato adresa të sigurta dhe cilat aplikacione mund të paraqesin rrezik për keqpërdorimin e të dhënave të tyre”, thonë nga EUROPOL-i.

Protokolli mbrojtës “3D sekjur”, siç njoftojnë nga EUROPOL-i, është njëri prej sistemeve më të njohura për pagesë të cilin e shfrytëzojnë bankat më të njohura botërore. Përderisa një blerës është i interesuar të bëjë ndonjë transaksioni në ndonjë faqe, atëherë rekomandim i EUROPOL-it është që të shikohet se vallë ajo faqe posedon “3D sekjur”.

Mirëpo, nëse mungon ky lloj aplikacioni, atëherë blerësi duhet të sigurohet se faqja e mundëson transferin e sigurtë të parave. Kryesisht faqet e sigurta e posedojnë një parashtresë “URL”.

Me qëllim shkatërrimin e rrjeteve kriminele që merren me keqpërdorimin e të dhënave personale, Policia Evropiane në fillim të muajit qershor realizoi një aksion të gjerë policor në më shumë vende të Evropës, me çka u arrestuan 95 mashtrues profesional të internetit.

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre kriminele në internet, kanë realizuar mbi 20 mijë transaksione mashtruese, në masë të madhe duke i keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, vlera e të cilave i arrin deri në 8 milionë euro.

Ky aksion i gjerë i EUROPOL-it me seli në Hagë, rezultoi pas ankesave të shumta të palëve të dëmtuara, përfshi persona juridik, kompani, banka e qytetarë të shumtë.

Ndryshe, të dhënat zyrtare të Agjencisë për Komunikime Elektronike të Maqedonisë, flasin se një përqindje e vogël e amvisërive në vend i kanë të instaluara programet mbrojtëse për kontroll të fëmijëve.

Raporti zyrtar i AKE-së, i publikuar së fundmi ka konstatuar se vetëm 10 për qind e popullatës në vend i kanë të regjistruar këto aplikacione. Hulumtimet e realizuar nga ky institucion shtetërore, po ashtu kanë konstatuar se gjysma e popullatës së intervistuar nuk ka pasur idenë se ekzistojnë këto lloje të programeve, respektivisht 44 për qind prej tyre që kanë fëmijë të mitur, pas njoftimit kanë shprehur interes për ta instaluar.

Megjithatë, pjesa dërmuese e popullatës nuk ka as informacionin më të vogël se si mund të sigurohet ky program mbrojtës. Në bazë të raporteve ditore të mediave botërore dhe atyre nga rajoni, mund të vërehen se shumë fëmijë të mitur, pa njohurit e prindërve kanë realizuara transaksione të mëdha dhe pa vetëdijen e tyre kanë krijuar probleme të mëdha financiare të familjes. Në vendin tonë, siç njoftojnë nga AKE-ja, për dallim nga vitet paraprake, gjatë vitit 2017 numri i fëmijëve të mitur që kanë qasje deri në internet shënon rritje të vogël.

Në 83 për qind të rasteve, fëmijët kanë qasje të vazhdueshme në Internet dhe aty 37 për qind prej tyre qëndrojnë minimum deri në dy, mbi 40 për qind prej tyre qëndrojnë deri në pesë orë. Të dhënat e fundit nga AKE-ja, thonë se qasje deri në rrjetin e Internetit, në Maqedoni kanë 84 për e popullatës, ndërsa vetëm 76 për qind prej tyre janë regjistruar si shfrytëzues.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë