Loading…
Eurovizioni 2019 nuk do të mbahet në Jerusalem për shkaqe të sigurisë, ky është vendi mikëpritës
  • 13/09/2018 | 16:51

...

Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) njoftoi sot se Tel Aviv do të jetë qyteti pikëpritës për edicionin e 64-të të “Eurovizionit”.


Pas disa muaj bisedimesh, organizatorët thonë se ata kanë zgjedhur Tel Avivin dhe jo Jerusalimin, për shkak të infrastrukturës dhe mundësive që ofron. Finalja do të mbahet më 18 maj 2019 dhe gjysmëfinalet janë planifikuar për në 14 dhe 16 maj, në Qendrën Expo në Tel Aviv.

“Ne duam të falënderojmë të gjitha qytetet izraelite, të cilat përfshihen në organizimin e “Eurovizion 2019” dhe televizionin kombëtar KAN, i cili na ndihmoi gjithashtu që të bëjmë një vlerësim bazë përpara se të marrim një vendim përfundimtar. Ne e konsiderojmë se Tel Avivi ofrojn zgjidhjen më të mirë për festivalin më të madh muzikor. Ne jemi të ngazëllyer që festivali do të ndodhë në qytetin e ri dhe jemi të kënaqur që do të punojmë me KAN-in për të bërë “Eurovizionin” më të spikatur deri më sot”, tha Jon Ola Sand, president i EBU, transmeton gazetamtro.net.

Mediat izraelite thonë se Tel Avivi u zgjedh për shkaqe të sigurisë më të madhe./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë