Loading…
Facebook dëmton shëndetin
  • 10/01/2017 | 19:38

...

Përdorimi i facebook-ut është një lloj varësie, e cila nuk ndikon mirë në psiqikën tonë. Koha që u kushtohet atyre nuk është e kufizuar prandaj edhe ka shumë efekte anësore.


Facebook dëmton shëndetin mendor dhe në shumë raste ngjarjet që hasin përdoruesit aty u sjellin atyre depresion, ankth e sjellje negative. Sipas ekspertëve, shfrytëzuesit e facebook-ut janë më pak të shoqëruar, dhe nuk ndjejnë kënaqësi të ndajnë momente interesante me njerëz fizikisht.

Një studim i ri shkencor ka befasur kur doli në përfundimin se një javë pushim nga rrjeti social facebook përmirëson shëndetin mendor. Studimi, i cili u botua në Cyberphysiology, ka hulumtur rreth sjelljeve të  2.000 personave, gjysma e të cilëve ndaluan së përdoruri Facebook-un për një javë.

Disa ishin përdoruesë aktivë, ndërsa të tjerët ishin vetëm përdorues të rastit. Bazuar në rezultatet e anketës, pas një jave, grupi që hoqi dorë nga Facebook treguan sjellje më miqësore, më pak ziliqare dhe ishin më të kënaqur me gjërat që kishin bërë, transmeton gazetametro.net

Facebook-u është kthyer në një virus nga i cili e ke pothuasje të pamudur të shpëtosh. Sapo zgjohemi nga gjumi ndër veprimet e para që bëjmë është t’i shohim të rejat në llogarinë tonë në këtë rrjet social. E njejta na ndodh edhe kur vjen koha e gjumit, ku patjetër e kontrollojmë edhe një herë atë.

Kjo në fakt është vartësi!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë