Dy prej rrjeteve më të mëdha sociale në botë, Facebook dhe Instagram, kanë rënë nga sistemi mbrëmjen e së hënës.
Përdorues të shumtë kanë raportuar probleme me kyçjen në faqen e Facebookut apo në postime.
“Facebooku ka rënë për shkak të mirëmbajtjes tani, por ju do të jeni në gjendje të ktheheni për pak minuta”, shkruan në sqarimin e Facebookut kur njerëzit provojnë të kyçen në të.