Komisioni për Informata në Britani e ka gjobitur kompaninë gjigande, Facebook, me mbi 600.000 dollarë, për sjelljen rreth skandalit Cambridge Analytica, transmeton gazetametro.net.
Hetimi që u bë gjatë viteve 2007-2014, zbuloi se kjo platformë u lejonte punëtorve të saj të kenë akses në informatat personale të përdoruesëve të rrjetit.
Kjo gjobë është më e larta që është bërë sipas ligjit në kohën e shkeljës.
Ndërsa, sikur skandali të ndodhte pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të mbrojtjës së të dhënave, kjo shumë e parave do të ishte shumë më e lartë.
Ndryshe, Cambridge Analitica ka qenë rasti kur Facebook përdori të dhënat e miliona llogarive në Facebook për t’u ndihmuar përdoruesëve të votojnë Donald Trump si president të ShBA’ve./gazetametro.net