Loading…
Facebook me një tjetër risi: Si të gjesh punë
  • 01/03/2018 | 18:13

...

Risia që gjiganti i komunikimit facebook nxori një vit më parë në lidhje me karakteristikat e listimit të vendeve të punës ka fituar aq popullaritet sa që gjiganti i medias sociale po kërkon ta zgjeroje ndërkombëtarisht, shkruan intv.al


Nisi si një program vetëm për SHBA dhe Kanadanë, por tani programi i punësimit do ketë aksesë në 40 vende të tjera të botës duke përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën, Argjentinën dhe Brazilin.
Në një sondazh të zhvilluar me rreth 5.000 persona, një në katër vetë në SHBA kanë deklaruar se kanë arritur të gjejnë punën nëpërmjet facebook.

Përfaqësues të kompanisë sqarojnë se në këtë rrjet social ekziston një opsion i cili i ndihmon përdoruesit të filtrojnë rezultateve të punës në bazë të profesionit, vendit dhe kategorisë.

Gjithashtu përdoruesit mund të krijojnë dhe një profil të tyrin profesional dhe që çdo kush i interesuar mund ta kontaktojë.

Sipas Statistic.com, audienca e Facebook në SHBA arrin rreth 214 milionë njerëz, që do të thotë se rreth 53 milionë njerëz kërkonin punë në këtë rrjet social.

Me më shumë se dy miliardë përdorues në mbarë botën, Facebook premton potencial të fuqishëm për lidhjen e njerëzve që kërkojnë punë me vende të lira pune, veçanërisht me vende të mesme ose me aftësi të ulëta në ndërmarrjet vendore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë