Facebook ka vazhduar të pësojë rënië në popullaritetin e tij.
Rrjeti gjigand social i Facebook ka vazhduar të pësojë rënie në popullaritetin e tij, kjo pasi ka humbur 1 milion përdorues në muajin e fundit, transmeton gazetametro.net
Ndërsa, para katër muajve kishte humbur një milion anëtarë të tjerë.
Kjo braktisje e Facebook nga ana e përdoruesve ka të bëjë edhe me skandalin e të dhënave të para disa muajve.
Megjithatë, Facebook vazhdon të ketë rritje në nivel globel, edhe pse kjo rritje është dukshëm më e ngadalshme. /gazetametro.net