Loading…
Facebooku me një opsion për fshirjen e mesazheve
  • 14/10/2018 | 21:50

...

Facebook filloi testimin e opsionit “unsend” për Messenger, i cili lejon përdoruesin të fshijë mesazhin e dërguar në mënyrë që të hiqet plotësisht nga biseda.

Më parë këtë vit, Facebook fshehurazi fshiu mesazhet e vjetra të dërguara nga Messenger nga themeluesi Mark Zukerberg, i cili ishte shumë i pazakontë, pasi përdoruesit e tjerë të Facebook nuk e bëjnë këtë.

Nëse e fshini mesazhin nga kutia, nuk do ta shihni më, por ajo do të mbetet në kutinë e personit të cilit i dërgohet. Në prill, Facebook njoftoi se ka në plan të prezantojë një opsion “unsend” për të gjithë përdoruesit, por detajet dhe datat e mundësive të reja nuk ishin në dispozicion, transmeton KosovaPress.

Opsioni është ende në testim dhe sapo të konfirmohet se do të funksionojë pa asnjë problem, përdoruesit e tjerë të rrjetit social do ta marrin atë. Opsioni “unsend” ka të ngjarë të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të caktuar pasi përdoruesit të dërgojnë një mesazh.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë