Loading…
Fakte rreth papunësisë në Kosovë
  • Dhj 31, 2016 | 09:13

...

Kosova vazhdon të shënojë nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë. Trendet aktuale nuk japin indikacione se papunësia do të ulet në një të ardhme të afërt. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të cilat flasin për vitin 2015, niveli i papunësisë në Kosovë është 32.9 për qind.


Sipas anketës së fuqisë punëtore për vitin, të publikuar nga ASK’ja, shkalla e papunësisë ka rënë në 26.2 për qind. Këto shifra nuk konsiderohen reale, për faktin se në këtë përqindje llogariten vetëm personat që kanë kërkuar punë dhe jo popullsia që njihet si joaktive.

Sipas ASK’së, 62.2 për qind e personave në moshë pune, nuk janë ekonomikisht aktivë. Pra nuk janë të punësuar por as nuk kanë kërkuar punë. Të dhënat e ASK’së tregojnë se 732 mijë e 682 persona të aftë për punë, të cilët nuk kanë kërkuar punë e as nuk kanë një vend pune, nuk konsiderohen si të papunë.

Premtimet për 120 mijë vende të reja të pune të LDK’së, si dhe ato për 200 mijë vende të reja punë të PDK’së, nuk u realizuan as për së afërmi. E zyrtarët qeveritarë, pa llogaritur fuqinë joaktive punëtore, brengosen me të dhënat e ASK’së për ulje të shkallës së papunësisë, pa përmenduar që joaktiviteti i fuqisë punëtore nga viti 2014 deri më tani është rritur për 3.8 për qind.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë