Loading…
Familja del në peshkim por pesë peshkaqenë balenë ua rrethojnë anijen, shikoni reagimin e tyre | VIDEO
  • 12/06/2018 | 09:17

...

Kishin dalë në peshkim, por peshkaqenët u rrethojnë anijen.


Jacob Campoamor ka treguar se derisa ai me familjen e tij, kishin dalë për peshkim në ujërat e Floridës, kanë hasur në pesë peshkaqenë balenë, përcjell Gazeta Metro.

Ai tregon se si fillimisht panë vetëm tre nga ta, ndërsa kur ata u laguan gjetën edhe dy të tjerë. Për ta siç thotë, Campoamor ishte një përvojë e re dhe ishin të mahnitur.

Siç shton ai, Jacob vlerëson se peshkaqenët ishin të gjatë rreth 9 metra.

“Ne ishim duke lëvizur nga një vend i peshkimit në tjetrin kur pamë një trazirë në ujë në distancë. Ne shkuam dhe kontrolluam dhe në fund kuptova se kemi hasur në tre peshkaqenë. Ne ishim mahnitur dhe po shijonim përvojën”.

“Kur ata u larguan përfundimisht, ne i ndoqëm ata dhe gjetëm dy të tjerë’’, tha ai./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë