Loading…
Fatkeqësi në Dyseldorf: Ndeshen dy trena, 50 udhëtarë të lënduar
  • 06/12/2017 | 09:14

...

Rreth  50 njerëz janë lënduar pasi një tren i udhëtarëve u ndesh me trenin transportues afër Dyseldorfit, kanë kumtuar policia gjermane dhe zjarrfikësit.


Mediet lokale kanë lajmëruar se fatkeqësia ka ndodhur në vendin Merbush, trasnmeton gazetametro.net.

Zyrtarët kanë lajmëruar se ka mjaftë të lënduar, por ende nuk ka informata më precize.

Televizioni gjerman ARD ka lajmëruar se janë lënduar 50 njerëz. Në vendin e ngjarjes janë shërbimet emergjente të cilat po iu ndihmojnë udhëtarëve të dalin nga treni.

Në një fotografi të publikuar në Twitter shërbimet lokale të zjarrfikësve shihet se si treni i udhëtarëve pjesërisht ka dalë nga binarë, por ka mbetur në pozitë vertikale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë